18/07/2024

Hapja e eventit “Menaxhimi i sëmundjeve malinje në kohët bashkëkohore”

Shpërndani:
Facebook
LinkedIn
Telegram
WhatsApp

Me një përshëndetje të ngrohtë dhe plot entuziazëm, drejtori i institutit për studime humane dhe avancim të lartë “Hasan Tahsin” PhD cand. Adnan Shala, bëri hapjen e eventit tonë të fundit “Menaxhimi i sëmundjeve malinje në kohët bashkëkohore”, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të sëmundjeve malinje.

Studentë, profesorë, onkologë dhe të tjerë të pranishëm në këtë event të veçantë patën rastin të përfitonin njohuri të jashtëzakonshme nga përvojat e dy ekspertë të shquar në fushën e onkologjisë, Prof. Ass. Dr. Sc. Vildana Goga Çmega dhe PhD Kushtrim Kryeziu.

Prof. Ass. Dr. Sc. Goga Ҫmega, informoi pjesëmarrësit me informata gjithëpërfshirëse mbi menaxhimin dhe trajtimin e sëmundjeve malinje në Kosovë, duke theksuar punën e madhe që realizohet çdo ditë në klinikën onkologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, PhD Kushtrim Kryeziu ofroi një vështrim të thellë mbi metodat bashkëkohore të menaxhimit dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve, duke ndarë me të pranishmit përvojën dhe rezultatet e hulumtimeve ndërkombëtare që realizohen në këtë drejtim.

Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për pjesëmarrësit që të përfitojnë nga njohuritë dhe përvojat e këtyre dy profesionistëve të respektuar. Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe kontribuan në suksesin e këtij aktiviteti të rëndësishëm.

Lajme të ngjashme