28/09/2025

Së shpejti Akademia 2025 “Në Kufijtë e Dehumanizmit”

Shpërndani:
Facebook
LinkedIn
Telegram
WhatsApp

Instituti për Studime Humane dhe Avancim të Lartë – Hasan Tahsin ka kënaqësinë t’ju ftojë në edicionin e radhës të ngjarjes sonë vjetore Akademia 2025 “Në kufijtë e dehumanizmit”!

📅 Data: 3-5 Tetor 2025

📍 Lokacioni: Instituti Hasan Tahsin

📚 Prapavija teorike

Në historinë e mendimit, njeriu është parë si qenie që arrin kuptim të plotë vetëm në marrëdhënie me tjetrin dhe me dimensionin që e tejkalon vetveten. Traditat filozofike e kanë përshkruar si qenie politike dhe morale, ndërsa traditat fetare si bartës të vlerave të larta, të lidhura me burimin e së drejtës dhe të shenjtës.

Mendimtarë si Martin Heidegger paralajmëruan për rrezikun e zhveshjes së njeriut nga dimensioni i të shenjtës, duke e reduktuar atë në “objekt” teknik. Në të njëjtën kohë, figura si Seyyed Hossein Nasr, Muhamed Ikball dhe Alasdair MacIntyre kanë theksuar se pa një bazë të fortë të vlerave dhe moralit, njeriu humb orientimin dhe qëndrueshmërinë e tij.

Akademia 2025 do të trajtojë këtë krizë përmes një lenteje ndërdisiplinore, duke pyetur:

  • Çfarë formash merr dehumanizimi në kohën tonë?
  • Si ndikon ai në identitetin individual dhe kolektiv?
  • A mund të rivendoset njeriu në qendër të shoqërisë përmes rikthimit të etikës, moralit dhe idealeve të larta?

 Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e këtij dialogu unik mbi një nga temat më aktuale të kohës sonë.

📌 Për regjistrim dhe më shumë informata:

 📧 Email: institutihasantahsin@gmail.com

 🔗 Linku për regjistrim: https://forms.gle/waGUgomNLzDeLe8i7