“Trajnimi i Trajnerëve – Model për Monetarizimin e Njohurive dhe Zhvillim Ekonomik Rajonal”
Instituti Hasan Tahsin shpall thirrjen për aplikim në programin “Trajnimi i Trajnerëve – Model për Monetarizimin e Njohurive dhe Zhvillim Ekonomik Rajonal”, projekt i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e Republikës së Kosovës.
Përmes këtij programi do të përzgjidhen 20 të rinj dhe të reja që posedojnë njohuri, aftësi ose përvojë në një fushë të caktuar dhe dëshirojnë t’i zhvillojnë ato më tej, me synim që t’i strukturojnë dhe t’ua transmetojnë edhe të tjerëve përmes trajnimeve.
Kujt i dedikohet programi?
Programi u dedikohet të rinjve dhe të rejave që kanë njohuri, aftësi, përvojë ose interes në një fushë të caktuar dhe dëshirojnë ta zhvillojnë atë më tej.Njohuritë mund të jenë fituar përmes studimeve, punës, projekteve, trajnimeve, aktiviteteve vullnetare, përvojës praktike, iniciativave personale apo vetë-mësimit.
Përvoja paraprake si trajner/e nuk është kusht për aplikim.
Çfarë do të zhvillojnë pjesëmarrësit?
Gjatë programit, pjesëmarrësit do të punojnë hap pas hapi për të zhvilluar një ide trajnimi dhe për ta kthyer atë në një produkt të strukturuar dhe të zbatueshëm.
Programi do t’i mbështesë pjesëmarrësit në:
- kuptimin e audiencës së trajnimit;
strukturimin e përmbajtjes dhe materialeve;
- zhvillimin e metodave të përshtatshme të trajnimit
- prezantimin dhe komunikimin efektiv;
- realizimin praktik të një trajnimi;
- eksplorimin e mundësive për ta zhvilluar trajnimin edhe si shërbim profesional.
Ideja fillestare për trajnim
Në formularin e aplikimit do t’ju kërkohet të paraqisni një ide fillestare për një trajnim që do të dëshironit ta zhvillonit.Nuk kërkohet një plan i përfunduar. Na intereson të kuptojmë se çfarë dini, çfarë do të dëshironit t’ua transmetonit të tjerëve dhe pse mendoni se tema juaj mund të jetë e vlefshme.
Ideja mund të ndryshojë, zhvillohet ose kombinohet me një ide tjetër gjatë programit.
Përzgjedhja
Aplikimet do të shqyrtohen duke marrë parasysh:- motivimin për pjesëmarrje;
- njohuritë, aftësitë dhe përvojën relevante;
- potencialin e idesë fillestare për trajnim;
- gatishmërinë për të mësuar, bashkëpunuar dhe marrë pjesë aktivisht në program.
📅 Afati i fundit për aplikim: 30 Gusht 2026, ora 23:59.
Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim. Instituti Hasan Tahsin
Projekt i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e Republikës së Kosovës
