IHT në projektin Erasmus+ KA1: “Being a Youth Worker in the Shadow of Wars”

IHT përfaqësoi Kosovën në "Being a Youth Worker in the Shadow of Wars"

Ky projekt u realizua në Bursa nga data 17 deri më 26 prill, me pjesëmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, Azerbajxhani, Palestina, Kosova dhe Turqia. Pjesëmarrësit ishin nga organizata të shoqërisë civile që punojnë me të rinjtë në këto shtete, duke kontribuar në proceset e integrimit social dhe edukativ.

Qëllimi i projektit

Të krijojmë ndihmë të qëndrueshme për të rinjtë e prekur nga lufta dhe popullatën e pasluftës, si dhe të fuqizojmë punonjësit e rinisë që punojnë me ta. Ky projekt kishte një ndikim të jashtëzakonshëm për të rinjtë dhe organizatat që kontribuojnë në proceset e integrimit social dhe edukativ.

💡 Përfitimet kryesore:
• Trajnime intensive për menaxhimin e traumës dhe ndihmën psikologjike
• Metoda edukative inovative, me fokus në përdorimin e mjeteve digjitale dhe platformave online
• Krijimi i mundësive të reja për integrimin social dhe edukativ të rinisë së prekur nga lufta
• Rritja e aftësive të punonjësve të rinisë, për të trajtuar problemet e përjashtimit social dhe traumës
• Zhvillimi i projekteve sociale, që përmirësojnë jetën e rinisë dhe i ndihmojnë ata të rindërtojnë të ardhmen e tyre
 
🌍 Pjesëmarrësit patën mundësinë të:
• Takohen me veprimtarë, gazetarë, psikologë, punonjës social dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, për të shkëmbyer njohuri dhe përvoja të çmuara nga terreni i punës me të rinjtë, menaxhimin e traumës dhe ndihmën psikologjike.
• Vizitojnë organizata që punojnë për të drejtat e njeriut, integrim dhe mbështetje për të rinjtë.
• Realizojnë një vizitë me kryetarin e komunës Gürsu, ku diskutun për mundësitë e bashkëpunimit dhe zgjidhjet për integrimin dhe zhvillimin e të rinjve.
 
Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të angazhohen në trajnime intensive, diskutime dhe vizita në terren, duke pasur kështu një përvojë të pasur dhe të shumëanshme që shtrihej nga teoria në praktikë.
Për ne si shqiptarë, ky projekt ka qenë një mundësi për të reflektuar mbi detyrat dhe obligimet tona ndaj Kosovës, dëshmorëve, të pagjeturve, familjeve të tyre dhe të gjithë atyre që përjetuan luftën dhe që çdo ditë përballen me kujtimet e tmerrit dhe vuajtjeve që populli shqiptar ka përjetuar në vitet 1998-1999.
 
Si një shoqëri që ka dalë nga lufta, ky projekt na ofroi mundësinë për të kuptuar më thellë të kaluarën tonë por edhe realitetin e shumë popujve që vazhdojnë të vuajnë padrejtësisht, nga Kyievi deri në Gazza dhe në mbarë botën.
Përmes këtij projekti, shpresojmë të kemi ngjallur një ndjenjë të thellë empatie për të kaluarën e popullit tonë dhe për të rinjtë që janë të prekur nga dhuna dhe lufta kudo. Ky ishte një hap drejt ndihmës për të krijuar një të ardhme më të ndritur dhe për të përgatitur brezin e ardhshëm që të punojë për një botë më të drejtë dhe në paqe. 🌱💬
 
🙏 Faleminderit partnerëve tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin dhe mundësinë për të kontribuar në këtë projekt të rëndësishëm.
 
 

More projects