
Instituti Hasan Tahsin, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës së Jugut, organizon një aktivitet të dedikuar për vetëdijësimin mbi kancerin e gjirit.
Ky aktivitet synon të kontribuojë në ngritjen e vetëdijësimit për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të gjirit, informimit dhe kontrolleve të rregullta.
Përmes këtij aktiviteti, synojmë të përcjellim mesazhin e rëndësishëm se vetëdijësimi, informimi dhe kujdesi në kohë mund të bëjnë një ndryshim.
📅 Data: E Enjte, 15 tetor 2026
⏰ Ora: 16:30
📍 Vendi: Amfiteatri te Universiteti “Isa Boletini” – Mitrovicë
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij aktiviteti dhe së bashku të kontribuojmë në një komunitet më të informuar dhe më të vetëdijshëm.
Së bashku për më shumë vetëdijësim, kujdes dhe mbështetje. 🎀
