Në seminarin e parë vjeshtor për vitin e ri akademik 2025/26, do të kemi kënaqësinë të mirëpresim z. Agim Sherifi, mësimdhënës dhe krijues me përvojë të pasur në fushën e teknologjisë dhe artit.
Agim Sherifi, studimet bachelor dhe master i ka ndjekur në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku ka fituar titullin Magjistër i Shkencave Kompjuterike. Aktualisht është i angazhuar si mësimdhënës i TIK-ut dhe Robotikës në IMSK. Përveç pasionit për teknologjinë dhe arsimin, ai ushtron me dashuri edhe krijimtarinë letrare në fushën e proverbave, prozës dhe poezisë.

Në ligjëratën e tij, z. Sherifi do të trajtojë temën “Krijimtaria në epokën e kopjimit”, duke eksploruar marrëdhënien midis inteligjencës artificiale dhe krijimtarisë njerëzore – si po ndryshon procesi i të mësuarit dhe të krijuarit në kohën digjitale, dhe çfarë mbetet autentike në një botë gjithnjë e më të automatizuar.
📅 12 Nëntor 2025
🕒 18:00
📍 Instituti Hasan Tahsin, Prishtinë
📌 Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur të marrin pjesë në këtë event inspirues!







