U realizua me sukses Seminari Pranveror i radhës 2026
Mbrëmë, në ambientet e Institutit për Studime Humane dhe Avancim të Lartë Hasan Tahsin, u mbajt seminari me temë:
“E bukura përtej së mirës dhe së keqes” nga Adnan Shala.
Gjatë seminarit u diskutua mbi mënyrën se si koncepti i bukurisë është kuptuar ndër shekuj — nga filozofia greke klasike, te mendimi islam dhe qasjet moderne e postmoderne. Diskutimi trajtoi lidhjen ndërmjet bukurisë, moralit, harmonisë dhe perceptimit njerëzor, duke ngritur pyetje mbi atë nëse bukuria është vetëm përjetim subjektiv apo pjesë e një rendi më të thellë të ekzistencës.





Po ashtu, u reflektua mbi dallimin ndërmjet bukurisë së jashtme dhe asaj të brendshme, raportin mes etikës dhe estetikës, si dhe mënyrën se si njeriu ndërton gjykimet e veta morale, ekzistenciale dhe shpirtërore në jetën bashkëkohore.
Seminari u zhvillua në një atmosferë të hapur diskutimi dhe reflektimi kritik, me pjesëmarrje aktive të të pranishmëve.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe kontributin e tyre në këtë seminar







