03/05/2026

Ftesë në Seminarin e Parë Pranveror 2026

Shpërndani:
Facebook
LinkedIn
Telegram
WhatsApp

Në kuadër të aktiviteteve pranverore, kemi kënaqësinë të mirëpresim Bedri Sylën, imam dhe ligjërues në IAKV – Gjermani, me përvojë në edukimin fetar, angazhimin qytetar dhe punën me komunitetin shqiptar në hapësirën evropiane.

🔍 Tema e seminarit:
“Etika dhe Drejtësia Sociale në Shoqëritë Moderne”
Seminari do të trajtojë rolin e etikës dhe drejtësisë sociale si pjesë e jetës së përditshme dhe e përgjegjësisë qytetare në shoqëritë ku jetojmë dhe kontribuojmë.

Diskutimi do të fokusohet në sfidat e bashkëjetesës, kohezionit social dhe drejtësisë, si dhe në mënyrat konkrete se si vlerat dhe identiteti ynë mund të shndërrohen në kontribut aktiv për të mirën e përbashkët.

📅 6 Maj 2026
🕒 18:00
📍 Instituti Hasan Tahsin, Prishtinë
📌 Seminari është i hapur për të gjithë.
Synojmë një diskutim të hapur që nxit reflektim, përgjegjësi dhe angazhim për një shoqëri më të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.