Në seminarin e radhës pranë Institutit Hasan Tahsin, do të kemi kënaqësinë të mirëpresim z. Besir Çmega, themelues dhe CEO i kompanisë Railtrans, me një përvojë mbi dy dekada në industrinë e transportit, logjistikës dhe menaxhimit të biznesit.
Besir Çmega e nisi karrierën e tij në UNMIK Railways / Hekurudhat e Kosovës, ku për gati pesë vite shërbeu si Menaxher i Shitjes dhe Marketingut, duke kontribuar dukshëm në zhvillimin komercial të sektorit hekurudhor. Që nga viti 2008 drejton Railtrans, një kompani e suksesshme që operon në tregjet ndërkombëtare të transportit dhe logjistikës.
Z. Çmega, ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Menaxhment dhe Marketing në Universitetin e Prishtinës dhe Kolegjin FON në Shkup, ndërsa sot është pjesë aktive e shumë odave ekonomike dhe rrjeteve globale si WCA, FOR, Oda Ekonomike Amerikane, Oda Ekonomike Gjermane dhe Oda Ekonomike e Kosovës. Përveç kësaj, ai ofron ekspertizë si konsulent në Bankën Botërore dhe UNECE.

Në këtë seminar, z. Çmega do të ndajë rrugëtimin e tij profesionale me temën “Zhvillimi i karrierës dhe biznesit: qasje praktike” – një reflektim praktik mbi ndërtimin e karrierës, sfidat e tregut dhe potencialin e padukshëm që ofron sektori i transportit në Kosovë dhe më gjerë.
📅 10.12.2025
🕒 18:00
📍 Instituti Hasan Tahsin, Prishtinë
📌 Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur të marrin pjesë!







