22/11/2025

Merr pjesë në seminarin “Të rinjtë si agjentë ndryshimi”

Shpërndani:
Facebook
LinkedIn
Telegram
WhatsApp

Në seminarin e radhës vjeshtor, do të kemi nderin të mirëpresim z. Nehat Dervishi, ekspert i arsimit, zhvillimit të kapaciteteve dhe transformimit shoqëror, me përvojë të gjerë në punën me të rinjtë.

Nehat Dervishi ka mbi dy dekada eksperiencë në sektorin e arsimit, politikave edukative, kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Ai ka qenë koordinator i shumë programeve arsimore ndërkombëtare dhe udhëheqës projektesh që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve si aktorë të ndryshimit.

Në këtë ligjëratë, z. Dervishi do të trajtojë temën “Të rinjtë si agjentë ndryshimi”, duke theksuar rolin e tyre në ndërtimin e komuniteteve më të forta, promovimin e vlerave demokratike dhe nxitjen e inovacionit shoqëror. Ai do të ndajë përvoja praktike dhe perspektiva të reja mbi mënyrën se si të rinjtë mund të fuqizohen për të sjellë ndikim të qëndrueshëm.

📅 26.11.2025

🕒 18:00

📍 Instituti Hasan Tahsin, Prishtinë

📌 Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur të bashkohen në këtë seminar frymëzues, që synon të ndezë dialog dhe të nxisë veprim pozitiv në shoqëri!