05/12/2025

Ftesë për seminarin e radhës “Zhvillimi i karrierës dhe biznesit: qasje praktike”

Shpërndani:
Facebook
LinkedIn
Telegram
WhatsApp

Në seminarin e radhës pranë Institutit Hasan Tahsin, do të kemi kënaqësinë të mirëpresim z. Besir Çmega, themelues dhe CEO i kompanisë Railtrans, me një përvojë mbi dy dekada në industrinë e transportit, logjistikës dhe menaxhimit të biznesit.

Besir Çmega e nisi karrierën e tij në UNMIK Railways / Hekurudhat e Kosovës, ku për gati pesë vite shërbeu si Menaxher i Shitjes dhe Marketingut, duke kontribuar dukshëm në zhvillimin komercial të sektorit hekurudhor. Që nga viti 2008 drejton Railtrans, një kompani e suksesshme që operon në tregjet ndërkombëtare të transportit dhe logjistikës.

Z. Çmega, ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Menaxhment dhe Marketing në Universitetin e Prishtinës dhe Kolegjin FON në Shkup, ndërsa sot është pjesë aktive e shumë odave ekonomike dhe rrjeteve globale si WCA, FOR, Oda Ekonomike Amerikane, Oda Ekonomike Gjermane dhe Oda Ekonomike e Kosovës. Përveç kësaj, ai ofron ekspertizë si konsulent në Bankën Botërore dhe UNECE.

 Në këtë seminar, z. Çmega do të ndajë rrugëtimin e tij profesionale me temën “Zhvillimi i karrierës dhe biznesit: qasje praktike”  – një reflektim praktik mbi ndërtimin e karrierës, sfidat e tregut dhe potencialin e padukshëm që ofron sektori i transportit në Kosovë dhe më gjerë.

📅 10.12.2025

🕒 18:00

📍 Instituti Hasan Tahsin, Prishtinë

📌 Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur të marrin pjesë!