Më 12 nëntor 2025, në Institutin Hasan Tahsin u mbajt seminari “Krijimtaria në epokën e kopjimit”, me ligjërues z. Agim Sherifi.
Gjatë ligjëratës u diskutua ndikimi i inteligjencës artificiale në krijimtarinë njerëzore – si po ndryshon mënyra jonë e të mësuarit dhe të krijuarit në kohën digjitale, dhe çfarë mbetet vërtet autentike në këtë proces.
Pjesëmarrësit sollën mendime e reflektime interesante, duke e kthyer seminarin në një bashkëbisedim frymëzues për të ardhmen e krijimtarisë në epokën e teknologjisë.
Falënderime për z. Agim Sherifi dhe të gjithë pjesëmarrësit!









