07/05/2026

U realizua me sukses Seminari i Parë Pranveror 2026

Shpërndani:
Facebook
LinkedIn
Telegram
WhatsApp

Mbrëmë, në ambientet e Instituti Hasan Tahsin, u mbajt seminari me temën: “Etika dhe Drejtësia Sociale në Shoqëritë Moderne”

Patëm kënaqësinë të mirëpresim ligjëruesin Bedri Syla, i cili ndau mendime dhe reflektime të vlefshme mbi rëndësinë e etikës, drejtësisë sociale dhe përgjegjësisë qytetare në shoqëritë moderne.

Patëm kënaqësinë të mirëpresim ligjëruesin Bedri Syla, i cili ndau mendime dhe reflektime të vlefshme mbi rëndësinë e etikës, drejtësisë sociale dhe përgjegjësisë qytetare në shoqëritë moderne.

Gjatë seminarit u diskutuan sfidat e bashkëjetesës, kohezionit social dhe roli i secilit në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për praninë, interesimin dhe kontributin në diskutim.